Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Takimi i fituesve të granteve operacionale

Në datën 27 Shtator, u mbajt në Grand Hotel Tirana, takimi i fituesve për grantet operacionale të shoqërisë civile (14 fitues nga 54 aplikantë) në kuadër të programit SENiOR II Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze.

Kjo, në vazhdën e një mbështetje afatagjatë që REC Shqipëri ka dhënë për shoqërinë civile në kuadër të këtij projekti dhe atij të mëparshëm.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me planin një vjeçar të aktiviteteve që këto shoqata do të zbatojnë, rritjen e kapaciteteve të tyre dhe mundësitë për një bashkëpunim dhe më të ngushtë për të arritur rezultatet e parashikuara në program.

Takimi sot shërbeu edhe për sqarimin e vazhdimit të procesit, përsa i përket raportimeve narrative dhe financiare dhe çdo qartësim tjetër të nevojshëm nga ana e organizatave fituese.

Po ashtu, u prezantua për organizatat dhe një mundësi e re “ECSO Hub” ku ato mund të gjejnë një ndihmë të re në lidhje me rritjen e cilësisë dhe profilit të tyre.

Print Email