Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll

Më 26 shator 2017, në ambientet e Bashkisë Devoll të qytetit Bilisht, Qendra Shqipëtare për Qeverisje Mjedisore ACEG në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, mbajti takimin e parë prezantues të projektit “.

Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll”. Projekti realizohet në kuadër të programit SENiOR II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze.

Projekti ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar ndaj çështjeve të menaxhimit të mbetjeve urbane në njësitë administrative Progër, Hocisht dhe Miras dhe adresimin e problematikës vendore përmes ofrimit të një qasje novatore mes autoriteteve, qytetarëve dhe banorëve të zonës.

Qendra ACEG prezantoi projektin, hapi diskutimin me pjesëmarrësit për problematikat e hasura në menaxhimin e mbetjeve vendore nga autoritetet lokale dhe ngritjen e Grupit Lokal të Punës për përgatitjen e një plani vendor ndërgjegjësimi mbi menaxhimin e mbetjeve, aksione të përbashkëta vullnetare dhe sesione informimi dhe edukimi me të rinjtë.

Projekti fitoi mbështetjen e strukturave drejtuese dhe menaxhuese te qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile. Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Bledion Nallbati e sheh si një mundësi pozitive dhe në kohën e duhur këtë projekt, nga muaji Janar 2018 nis funksionimin Landfilli i Maliqit dhe për këtë është i domosdoshëm ndërgjegjësimi i komunitetit mbi menaxhimin e mbetjeve për të siguruar një trajtim sa më efektiv të tyre me kosto të pranueshme nga komuniteti.

Nga ana tjetër ky projekt shihet dhe si një fllim për ti hapur rrugë angazhimit qytetar, dhe gjithepërfshirjes, në mënyrë që zona e Devollit të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm me pjesëmarrjen qytetarë në vendimmarrje. Duke ndërthurur natyrën, historinë dhe traditën , duke mbrojtur këto vlera.

Në fund të takimit u dakortësua ngritja e Grupit Lokal të Punës të përbërë nga 4 administratorë të Njësive Administrative Miras, Progër, Hoçisht dhe Bilisht Qëndër, 2 përfaqësues nga Sektorit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Agjensisë së Shërbimeve në Mjedis dhe 3 përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile.

Print Email