Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Qendra ACEG harton dokumentin strategjik dhe planin e veprimit 2017-2020

Qendra shqiptare për Qeverisje Mjedisore - ACEG, organizoi në datë 19 dhjetor 2017 në mjediset e qendrës workshop-in tematik: “Hartimi i dokumentit strategjik dhe planit të veprimit 2017-2020 të Qendrës ACEG”.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte trajnimi dhe draftimi i Dokumentit Strategjia dhe Plani i Veprimit 2017-2020 për rritjen e kapaciteteve të Qendrës ACEG. Dokumenti do të jetë udhërrëfyesi i saj në planin afatmesëm. Gjatë prezantimit të projektit u diskutuan çështje si ngritja e një grupi të rinjsh vullnetarësh, përgatitja e një plani pune, sipas masave që do të ndërmerren për të arritur objektivat e qendrës në fushat e veprimit si mirëqeverisje mjedisore, zhvillimi rural, agroturizmi dhe krimi mjedisor.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “ Ndërtimi i një ure bashkëpunimi midis bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Devoll”, pjesë e programit SENiOR-II, i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Qeveria suedeze.

Print Email