Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Rivlerësimi i planit strategjik 2017-2020, shoqata “Ruajtja e pyjeve dhe Mjedisi i Gjelbër”

Me datë 19.01.2018 dhe 20.01.2018, shoqata “Ruajtja e pyjeve dhe Mjedisi i Gjelbër”, organizoi aktivitetin e saj në lidhje me rivlerësimin e planit strategjik 2017-2020 si dhe përgatitjen e planit aksion 2018; në kuadër të projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve”, pjesë e programit SENIOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

Aktiviteti u zhvillua në Shkodër, tek zyra e rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare”, ku si objektiva kryesore të tij ishin:

- Rishikimi dhe përditësimi i planit strategjik të Aleancës së Alpeve Shqiptare

- Përcaktimi i planit operacional/aksion për vitin 2018.

Në workshop morën pjesë drejtuesit e të gjitha organizatave pjesmarrëse të rrjetit, të cilat përfshijnë një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e qarqeve Shkodër dhe Kukës. Organizatat anëtare të rrjetit, të cilat kanë një historik me eksperienca të pasura me kontributin e tyre në zonat përkatëse si dhe gëzojnë respekt e besueshmëri në komunitetet vendase. Duke vepruar fillimisht me impaktet lokale, këto orgaizata arritën të fitojnë besueshmëri dhe ekspertizë mbi fushat e aktiviteteve të tyre, gjë që sjell një burim kapacitetesh njerëzore të aftë për menaxhimin dhe përmbushjen e misionit të rrjetit “Aleanca Alpeve Shqiptare”.

Hartimi i planit strategjik është bërë në Nëntor 2016 për herë të parë dhe që atëherë ka arritur të përmbushë disa nga objektivat e vendosura, si: formalizimi si një entitet ligjor në gjykatë, fitimi i granteve, partnerizimi, ngritja e kapaciteteve të shoqatës, kontribuimi në misionin e shoqatës në 3 drejtimet kryesore të saj: zhvillimin e qendrueshëm mjedisor dhe social-ekonomik të Alpeve nëpërmjet ndërgjegjësimit të opinioni publik, përfshirjes së komunitetit vendas në vendimarrje dhe promovimit të vlerave e potencialeve natyrore e mjedisore.

Gjatë ditës së parë të workshop-it, u bë rishikimi dhe analiza e arritjeve të deri-tanishme nga shoqata dhe në ditën e dytë u përcaktuan më qartë objektivat operacionale dhe menaxheriale që rrjeti do të ketë në fokus gjatë vitit 2018. U vendos që të krijohet një bord këshillimor me përfaqësues të mediave, grave, OShC-ve, rinisë, institucioneve me fokus mjedisin dhe kulturën dhe pushtetit vendor. Në fund u dhanë certifikata anëtarësie të gjithë drejtuesve (përfqësues OJF-ve themeltare) në shenjë mirënjohjeje dhe krenarie për punën e arritur dhe objektivat e rinj.

Print Email