Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Skautistët Belgë vizitojnë Devolli-n

Përfundon vizita studimore mbi rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor dhe promovimin e turizmit midis Grupi të Pionier-ve Skautist nga Belgjika dhe Qendrës Shqiptare për Qeverisje Mjedisore ACEG.

Në fshatin Zicisht të Bashkisë Devoll u zhvillua një vizitë studimore, data 26-30 korrik 2018 organizuar nga Qendra ACEG në kuadër të projektit “Ndërtimi i një ure bashkëpunimi midis bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll”.

Gjatë qëndrimit 5 ditor të rinjtë belgë u mirëpritën nga komuniteti dhe të rinjtë. Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) organizoi disa aktivitete ndërgjegjësuese për sensibilizimin e banorëve mbi ndërgjegjësimin mjedisor dhe promovimin e turizmit. Gjatë turit u diskutuan çështje mbi menaxhimin e mbetjeve, bashkëpunimin e komunitetit e biznesit, aksione të përbashkëta vullnetare për pastrimin e mbetjeve në atraksione turistike dhe sesione informimi dhe edukimi me të rinjtë. Në datën 28 korrik 2018 të rinjtë u prezantuan me punën e Qendrës ACEG në këtë bashki dhe zbatimin e projektit . Ata mundën të krijonin një ndërveprim me të rinjtë Zicishtarë ku u njohën me realitetin e tyre në këto zona dhe ju treguan të rinjve rëndësinë e vullnetarizmit dhe aktivizmit mjedisor.

Darka pasoi me njohjen e traditës së vjetër Zicishtare ate të Serenatave, pjestarë të komunitetit performuan disa serenata nën tingujt e Kitarës. Shtegu turistik dhe pastrimi i pikës turistike nga të rinjte e zonës dhe të rinjtë belgë u zhvilluan në datat 29 dhe 30 korrik 2018. Shtegu Turistik nis nga Fshati Zicisht dhe përfundon në pikën turistike të Kishës së Shën Konstadinit në Malin Moravë, ku takohet dhe me shtigjet e pikës turistike (Dardhe). Këto ditë sollën një eksperiencë të bukur mbi aktivizimin mjedisor dhe promovimin e kulturës dhe traditës.

Qendra ACEG në sajë të mbështetjes së të gjithë aktorëve krijoi një mundësi të mirë për promovimin e zonës tani ngelet që shtegu të pasurohet me informacion historik për të zgjuar me tej interesin për eksplorimin e tij. Komuniteti preku në praktikë se sa negativisht ndikon mos menaxhimi i duhur i mbetjeve dhe sa pengesa i sjell zhvillimit të tyre ekonomik. Të rinjve të zonës ju krijua mundësia për tju treguar se aktivizmi qytetar në tërësi dhe në vecani ai mjedisor në mbrojtje të mjedisit, krijon mundësi të reja për nje të ardhme më të mirë.

Ky projekt është mbështetur në kuadër të programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze.

Print Email