Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Lista e fituesve të granteve operacionale (27 shtator 2017)

Në datë 27 Shtator 2017 u shpallën fituesit e Granteve Operacionale në kuadër të programit SENiOR II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze. Nga 54 aplikime, 14 prej tyre u shpallën si projekte fituese.

Qëllimi i granteve operacionale është Forcimi institucional i Organizatave të Shoqërisë Civile në mënyrë që të rrisin profilin e tyre në fushat ku ushtrojnë aktivitetin, si dhe qëndrueshmërinë e tyre organizative.

Komponenti i Granteve Operacionale është ideuar për të mbështetur OSHC-të që kanë nevojë që të konsolidohen, në të gjithë vendin.

 

Nr. ref.

Emri i organizatës

Titulli i Projektit

OG-4

Qendra Kombëtare për Mjedisin, Turizmin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Forcimi i kapaciteteve të ekspertëve lokalë për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe ekspertizave për mjedisin, turizmin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për bashkinë Pogradec

OG-7

Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisi i Gjelbër

Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve

OG-8

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor

Bulqizën e Dua të Pastër nga Mbetjet Urbane

OG-9

Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Qarku Lezhë

Roli i komuniteteve vendore dhe bashkëpunimi i tyre me Qeveritë Vendore me synim mbrojtjen e mjedisit e pyjeve

OG-14

Resurset Natyrore në Zhvillim

Postriba, një atraksion për t’u zhvilluar

OG-19

Shoqata Udhëtim i lirë - Liberi di viaggiare

YOUTH ECO ACT

OG-24

Qendra për Shërbime Mjedisore

Rritje e kapaciteteve advokuese të “Qendrës për Shërbime Mjedisore” në adresimin e problematikave mjedisore

OG-29

Instituti i Studimeve Mjedisore

Forcimi i Organizatës ISM përmes Gjithëpërfshirjes dhe Bashkëpunimit me Aktorët Vendorë Kamëz për Mbrojtjen e Mjedisit

OG-34

Shoqata e Bashkuar Agro‐Mjedisore "Agri‐en"

Duaje ambjentin tënd se ai te bën krenar

OG-35

Qendra për Iniciativa Rajonale

Aftësimi organizativ dhe impakti mjedisor

OG-36

Instituti për Integrim Evropian

Rritja e qëndrueshmërisë organizacionale të Institutit për Integrim Europian në adresimin e çështjeve mjedisore

OG-43

Agjencia Për Zhvillim Rinor

Agjentët e Gjelbër

OG-49

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore‐ACEG

Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll

OG-53

Agjencia për Zhvillim të qëndrueshëm

Forcimi Organizativ i AZHQ

Print Email