Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Promovimi i vlerave të PNR "Liqeni i Ulëzës nëpërmjet festimit të festës së Shën-Markut 23 Prill 2017

Festa e Shën-Markut sivjet u festua me datë 23 prill në sheshin "Nënë Tereza"në qendër të qytetit Ulëz me një program të larmishëm. Ky aktivitet kishte si qëllim në vete promovimin e vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimin e turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit.

Kjo festë u organizuar nga Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projekti “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendor të zones, organizatën Miqësia Ulëz.

Duke qenë se këto festime shërbejnë për të promovuar vlerat turistike, kulturore dhe të biodiversitetit të zonës, burimet natyrore, përfshirjen e komunitetit dhe ndarjen e eksperiencave, si dhe sjellin më afër zonave të mbrojtura autoritet vendore dhe institucionet qëndrore duke kontribuar si në mbrojtjen e natyrës dhe në njohjen e vlerave historike-kulturore të zones, Qendra Rajonale e Mjedisit, në kuadër të programit SENiOR-II, financuar nga qeveria suedeze, mbështeti organizatën vendore “Miqësia Ulëz” për të qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të kësaj dite.

“Bukuroshja e Fjetur” në Ulëz u zgjua ditën e Shën Markut (23 Prill 2017) për të festuar së bashku me banorët vendas për të katërtin vit rradhazi këtë ditë të shënuar, që përkon edhe me ditën e Shpalljes së Ulëzës si Park Natyror Rajonal. Në kuadër të këtij aktiviteti, u organizua panairi me prodhimet tradicionale të zonës, koncerte festive me nxënës të shkollës 9 vjeçare Ulëz, rivitalizimin e muzeut etnokulturor Ulëz etj.

Vetëm pak kilometra larg Tiranës, ky vend tejet atraktiv dhe me vlera të mëdha mjedisore nuk njihet nga të gjithë. Janë këto aktivitete të cilat sjellin këto pasuri natyrore më afër secilit prej nesh.

Print Email