Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Shoqata “Unë, Gruaja” nis Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve

Shoqata “Unë, Gruaja”, nis Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve me një aktivitet me nxënësit e shkollës Shkolla 9-Vjecare ''M.E.Minarolli". Vetë nxënësit na prezantuan gjithë materialet e grumbulluara.

Të gjitha këto materiale ishin mbetje të rrezikshme si bateri, pjesë të mbetura të lodrave, të makinave apo paisjeve që punojnë me bateri ose energji elektrike. Kjo ditë ishte finalizimi më i bukur i kësaj nisme dhe të gjitha orëve mjedisore ku të gjithë mësuesit, prindër e nxënës u përfshinë. Pas gjithë kësaj nxënësit dhanë mesazhe sensibilizuese për minimizimin e mbetjeve, si dhe për vazhdimësinë e kësaj nisme.

Çdo klasë e kësaj shkolle që u angazhua në gjithë këtë nismë u vlerësua me certifikatë nga drejtoria e shkollës. Shoqata “Unë, Gruaja” iu dhuroi 5 topa sportivë për palestrën e shkollës, duke nxitur kështu aktivitete në mbrojtje të mjedisit dhe të shëndetit.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit "Financimi i Shërbimeve Mjedisore pas Reformës Administrative Territoriale", mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze, në kuadër të programit SENIOR II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Print Email