Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

E Ardhmja Drejt Energjisë së Pastër

Përgjatë dy muajve Tetor-Nëntor 2017, në kuadër të projektit “Një sy për Mjedisin” organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” përfshiu në një ndërgjegjësim masiv mbi çështjet që lidhen me Energjinë e të ardhmen e saj, katër shkolla të mesme të qytetit të Beratit: Stiliano Bandillin, Kristo Isak (dy shkolla profesionale), Babë Dudë Karbunara, Kristaq Capon- shkolla të mesme të përgjithshme.

Këto aktivitete u përcollën në kuadër të programit SENIOR II, zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria Suedeze.

Nxënësit e klasave të X-ta, të këtyre shkollave u përfshinë në seminare dy ditore- (pasi ishin të shumtë në numër), bashkëbiseduan mbi konceptet Energji, efiçensë energjie, varfëri energjitike, burime të rinovueshme të energjisë etj. Tek nxënësit këto njohuri zgjuan mjaft interes, pasi organizata nuk u mjaftua vetëm me trajnimin e tyre, por i nxiti ata për të lexuar e për t'u informuar më shumë mbi realitetin energjitik.

Nxënësit këto njohuri i kishin trajtuar edhe në orët e tyre mësimore, por e veçanta për ta ishte se këndvështrimi ndryshonte. Ata nuk e kishin menduar sesa aktuale dhe të prekshme ishin këto njohuri edhe në shtëpitë e tyre, edhe në jetën e përditshme. Me veprime konkrete ata mund të ndikonin drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes dhe rritjen e cilësisë së jetesës së tyre.

Këto seminare dhe konkurse kishin si objektiva:

• Të nxisnin nxënësit për të mësuarin aktiv në fushën e Energjisë.

• Të sillnin perms modelimit të maketeve praktikat më të mira të përdorimit efiçent të energjisë.

• Të zgjeronin njohuritë për një ndërgjegjësim masivm burimet alternative të energjisë.

Pjesa më e arrirë e këtij cikli ishin modelet e realizuara ,të cilat ishin materializimi i njohurive të fituara . Maketet e tyre sillnin përdorimin e energjisë solare, eolikes, termikes etj. Ata ishin nxitur e ishin frymëzuar duke sjellë mbi tavolinë të gjitha shndërrimet e energjisë duke sjelle dritë elektrike teksa punonin. Duke dashur të përfshinte e të sensibilizonte edhe administratën e shtresa të niveleve të ndryshme të popullatës, kjo organizatë më datë 23 Nëntor 2017, realizoi edhe një takim në sallën e Bashkisë së Beratit.

Synimi ishte nxitja e administrates dhe e shtresave të mesme e të varfra, për tërheqjen e vëmendjes drejt energjisë, ligjit të energjisë dhe efiçensës së saj.

Ky takim u organizua në sallën e Bashkisë së Beratit, nëbashkëpunim me Këshillin Bashkiak. Pjesëmarrja e administrates së Bashkisë por edhe kryefamiljarë që punojnë në sektorë tëndryshëm, të cilët janë pranë ujësjellësve apo në KESH, na dha mundësinë e përcjelljes së dijeve, me synimin e zgjerimit të njohurive për një ndërgjegjesim masiv mbi konceptin e varfërisë së energjisë dhe përgjegjësitë që lidhen me mirëqeverisjen locale.

Print Email