Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Takimi i rrjetit "ECIM" në bashkinë Sarandë

Rrjeti kombëtar mjedisor ECIM, i përfaqësuar nga Ekolëvizja dhe Agjencia AJMMI; në kuadër të Projektit "Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore per zhvillim te qendrueshem"; zhvilloi të premten (12.01.2016) një bashkëbisedim pune në Bashkinë e Sarandës, me grupin e stafit të kryebashkiakes Floriana Koka.

Qëllimi i bashkëbisedimit ishte për t'u njohur me problematikat mjedisore më shqetësuese të kësaj bashkie dhe rajonit administrativ që menaxhon duke përfshirë disa fshatra dhe NJA Ksamil; me politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm në zhvillimet e sotme dhe ato perspektive si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes Rrjetit mjedisor kombëtar ECIM dhe kësaj Bashkie.

Kryetarja e Bashkisë Znj. Koka, pas nje ekspozeje realiste të situatave mjedisore mirëpriti idenë e bashkëpunimit dhe u shpreh e gatshme për finalizime nismash konkrete me ekspertët dhe specialistët e Grupimit të mësipërm mjedisor .

Në përgjigjë të interesimit të përfaqësuesve të Grupimit ECIM, kryebshkiakja Koka përmendi zgjidhjen e trajtimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në Bashkinë që ajo drejton krahas trajtimit të ujërave të ndotura në impiantin ligatinor të Çukës. Por ajo theksoi se, ende Sarandës, ministritë e linjës nuk i kanë caktuar vendin e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve inerte, dhe të tjerave që nuk i pranon landfilli i Bajkajt; problematikë mjedisore kjo, ende e pazgjidhur.

Nga ana e tij, ekologu i njohur Xhemal Mato, drejtues i qendrës Ekolevizja dhe i Grupimit ECIM, foli për kontributin e tetë organizatave në projektin "Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore per zhvillim te qendrueshem".

Mato u interesua veç të tjerash edhe për impaktin që do të këtë së shpejti miratimi i planit të përgjithshëm vendor në zhvillimet mjedisore të rajonit të kësaj bashkie.

Ndërsa drejtuesi i Agjencisë AJMMI, Shkëlqim Hajno, prezantoi shkurtimisht ndihmesën e kësaj organizate në sensibilizimin e publikut për problematikat mjedisore të rajonit JP me epiqendër Sarandën dhe nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me bashkinë e Sarandës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

Print Email