Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Takimi i Katërt i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës

Pranë ambienteve të INCA-s u zhvillua takimi i katërt koordinues i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Takimi kishte si qëllim kryesor diskutimin e punës së rrjetit në kuadër të përfundimit të fazës së parë programit SENiOR-II dhe masat për mbylljen e tij, skemën e raportit përfundimtar, mbarëvajtjen e aktiviteteve të deritanishme, mbylljen në kohë të tyre si dhe diskutimin i aktiviteteve të Rrjetit në të ardhmen.

Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqërisë civile dhe komunitetit lokal, ishte fokusi kryesor i këtij projekti. Ai kishte si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura", pjesë e programit SENiOR-II Albania, zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze.

Print Email