Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Shqipëria kundër plastikës

Në aksionin kombëtar SEEP është organizator i aktivitetit për qarkun e jugut. Siç dihet ky aktivitet i iniciuar nga shoqëria civile ka gjetur partneritetin e fortë të qeverisë Rama nën thirrjen “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Gjatë fushatës për organizimin e aksionit në takimin mes partnerëve në Vlorë, u prezantua nga përfaqësuesi i SEEP si pjesë e kësaj iniciative për Shqipërinë që fokusohet në luftën kundër plastikës. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Z. Klosi u tregua i gatshëm që këtë iniciativë të Vlorës ta shtrijnë në të gjithë Shqipërinë dhe ta fusin në programin e qeverisë.

Plastika është shqetësimi më i madh nga të gjitha mbetjet sepse është më jetëgjati. Madje Z. Klosi shkoi edhe më tej duke sugjeruar që të ndalohet fare prodhimi i qeskave një përdorimshe për faktin se ato nuk riciklohen dhe degradohen duke u grimcuar në natyrë dhe bëhen kështu të pa menaxhueshme dhe ndotës të përjetshëm. Qeskat duhet të zëvendësohen me mjete alternative, letra, trasta etj.

Informim-Komunikimi i aktivitetit realizohet në kuadër të programit SENiOR-II , zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

Print Email