Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Mos ndot, pastro dhe denonco ndotësit!

Forumi i Mendimit të Lirë, protestoi kundër ndotjes së mjedisit.

Në sheshin qendror të qytetit të Elbasanit, u organizua një ekspozitë me postera ku ishin stampuar fotografi nga mjedise publike të ndotura nga mbetjet urbane të hedhura nga qytetarët. Gjithashtu u përdorën fotografi nga aksionet që vullnetarët e organizatës kanë organizuar për pastrimin e mjedisit në Bashkinë e Elbasanit. Konkretisht, në zonën turistike të kodrës së Krastës.

Aktivistë të organizatës shpërndanë qindra fletëpalosje me apele mjedisore, drejtuar qytetarëve për të mos ndotur mjedisin, por edhe ndaj pushtetit vendor për të marrë masa. Ekspozita u zhvillua në kuadër të projektit të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, pjesë e programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze.

Print Email