Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Trajnim për Menaxhimin Mjedisor

Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze, si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizoi trajnimin dy ditor me tematikë “Menaxhimi i Informacionit Mjedisor – institucionet përgjegjëse dhe monitorimi i të dhënave”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte:

• Rritja e aftësive në fushën e menaxhimit të informacionit mjedisor;

• Njohja me institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe grumbullimin e të dhënave mjedisore;

• Përpunimi dhe publikimi i të dhënave, bazuar dhe në teknologjitë më të fundit të informacionit; dhe

• Mënyrat/metodat e duhura për raportimin dhe përçimin e informacionit mjedisor te publiku.

Print Email