Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

NPG-06

Në datë 20 prill 2017, bazuar mbi vlerësimin e Bordit të datës 13 prill, u shpall fituesi i thirrjes së parë për Grantet e Prioriteteve Kombëtare në kuadër të programit SENiOR II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financuar nga qeveria suedeze. Nga 14 aplikime u përzgjodh një organizatë fituese.

Qëllimi i thirrjes së parë të granteve për prioritetet kombëtare ishte për përgatitjen e një raporti vlerësimi sasior dhe cilësor për vlerësimin e gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri për periudhën 1991-2016.

Projekti fitues për thirrjen e parë është përzgjedhur ai i propozuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) së bashku me ekipin e ekspertëve të paraqitur në propozim (Referenca e Projektit A3744-NPG-06).

Print Email