Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Parqet e mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm

Me datë 17 nëntor 2017, në fshatin Rec u zhvillua një trajnim me temë: “Parqet e Mbrojtura kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”.

Trajnimi u udhëhoq nga Rexhep Metaj dhe Ing. Petrit Imeraj, kryetar i shoqatës Aleanca Alpeve Shqiptare, me qëllim hartimin e një plani menaxhimi për parqet natyrore të Shkrelit dhe Nikaj-Merturit për zbatimin e rreptë të ligjit dhe promovimin e qeverisjes së mire dhe për të aktivizuar komunitetin në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, qeverisjes së mirë, zbatimit të ligjit në Parqet Natyrore Rajonale "Shkrel" dhe "Nikaj-Mertur".

Të gjithë pjesëmarrësit ishin të pajisur me materialet e nevojshme për trajnim, dosjen me materialin që u prezantua gjatë trajnimit për të qenë në kontakt të vazhdueshem me atë që po prezantohej. Përmbajtja e materialeve ishte mjaft e përshtatshme dhe konkrete, në mënyrë që informacioni të përcillej qaktë dhe të ishtë i kuptueshëm nga pjesëmarrësit. Struktura e trajnimit ishte e hartuar ne dy plan sesione ku sesioni i parë ishte i fokusuar në trajtimin e disa koncepteve dhe prezantmin e disa mënyrave dhe modeleve se si dhe ku mund të kërkohet informacioni mjedisor, si mund të bëhet kallzimi për një rast penal, dënim të korrupsionit, ligjet dhe Konventën e Aarhusit.

Ndërsa sesioni i dytë përmbante një trajtim specifik dhe konkret të legjislacionit, i cili njeh të drejtën e secilit individ për informim dhe dënon çdo rast i cili bie ndesh me veprimet e dëmshme kundrejt hapsirave të gjelbërta. Duke qenë se aktivitete të tilla janë të rralla në këta zon,ë interesi dhe dëshira për tu aktivizuar dhe njohur më tëpër u shpreh mjaftueshëm tek të pranishmit në sallë. Konkretisht kjo gjë u vu re në ndërveprimin dhe bashkëbisedimin e vazhdueshëm përgjatë trajnimit ndërmjet pjesëmarrësave dhe trajnuesve. Trajnimi ishte një ditor por vazhdimi i tij do të pasohet edhe nga një ditë praktike në një moment të dytë dhe më pas të gjithë të pranishmit do të pajisen me certificate.

Print Email