Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Të pastrojmë, por jo vetëm të pastrojmë: Të investojmë dhe ndëshkojmë

Në fundjavë, disa orë i shpenzova duke punuar me të rinj vullnetarë dhe punonjës të Bashkisë së Krujës, për pastrimin e Krastës, kodrës që ndodhet në hyrje të qytetit historik.

Të thuash ishte pis, është shumë pak.… Qeveria ka shpallur një asksion 6 mujor për pastrimin e të gjithë territorit. Eshtë një gjë shumë e mirë. Por nuk është ky problemi i vetëm. Problemi është se ku do të shkojnë ato mbetje pasi të mblidhen nga vendi ku janë hedhur e që bëjnë pis? Do të shkojnë ose në lumë, ose do të digjen. Sepse, përveç 2-3 bashkive, të tjerat nuk kanë as landfille as impiante përpunimi.

Mbetjet që unë jam duke mbledhur në këtë faqe kodre, janë hedhur nga drejtuesit e makinave. Janë të gjitha bidona, kanaçe pijesh, ambalazhe ushqimesh … Sepse këta askush nuk i ndëshkon sot. Megjithatë unë do të vazhdoj të punoj bashkë me vullnetatrët e Korpusit të Vullnetarëve, ashtu siç kemi bërë për 10 vjet me radhë. Së paku kemi bërë që të rinjve të mos u vijë më turp kur pastrojnë vendin e tyre.

Madje e kemi shndërruar në krenari këtë aktivitet. Por do të vazhdoj të kërkoj që qeveria dhe bashkitë të investojnë për tu gjetur vendin mbetjeve, pasi jemi vendi më nivelin më të ulët të riciklimit në Europë.

Print Email