Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

AOS denoncon trafikimin e paligjshëm të gardalinave “shqiptare”

Në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, ditën e shtunë, rreth orës 15:00, në pikën doganore të Kapshticës, u parandalua trafikimi drejt Greqisë i më shumë se 300 Gardalinave (Carduelis carduelis) të kapura në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Tashmë Inspektorati dhe Prokuroria kanë sekuestruar gardalinat në cilësinë e materialeve të provës dhe po shikojnë mundësinë e ndjekjes penale të kësaj përpjekjeje për trafikim. Shpresojmë që kjo ngjarje të kthehet në një shembull të mirë për parandalimin e cdo rasti tjetër të trafikimit.

AOS i është mirënjohës drejtuesve të Inspektoratit Shtetëror dhe strukturave përgjegjëse për Rajonin e Korcës për reagimin e shpejtë ndaj denononcimit tonë. AOS do të denoncojë në vijimësi cdo rast tjetër të kapjes dhe tregtisë së paligjshme. Sot, në qiellin shqiptar fluturojnë të lira 300 Gardalina që në rast të kundërt do të jetonin në robëri të përjetshme.

Print Email