Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Një fidan i mbjellë një jetë më shumë

Aktiviteti i rradhës i ndërmarrë nga Aleanca e Alpeve Shqiptare në bashkëpunim me VIS Albania u zhvillua ditën e shtunë, më 27 janar 2018, në kuadër të 95-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar. Natyra dhe rëndësia e saj për secilin mbart një peshë mjaft të madhe. Nevoja dhe përgjegjësia që duhet të ndiejë secili për një përkujdesje ndaj saj nuk përcillet njësoj nga të gjithë.

Në ditët e sotme, verëjmë se natyra dhe i gjithë mjedisi rrethues po vihet përballë disa sfidave të cilat po e rrezikojnë jo pak vlerën dhe pasurinë e tij. Ndërsa sfidat dhe vështirësitë sa vijnë dhe thellohen kur flitet për natyrën e vendit tonë. Njerëzit, për të siguruar disa burime për nevoja të domosdoshme, sic është ngrohja, shfrytëzojnë pasuritë mjedisore në një mënyrë tërësisht të padrejtë duke prerë pa kriter dhe duke dëmtuar hapësirat e gjelbëra, pyjet dhe konkretisht drutë të cilët mund të jenë disa qindra e mijëra vjecarë, vetëm për të siguruar atë element për të cilin kanë nevojë.

Me këtë veprimtari jo vetëm që dëmtojmë por humbasim masivisht pasuritë e mjedisit dhe të një funksionimi cilësor të tij. Nëse mjedisi përballet me njerëzimin me këtë ritëm, c’ju mbetet të zhvillojnë dhe të trashëgojnë brezat pasardhës? Zhbërja dhe ndërmarrja e një mase dëmtuese të një peme, bime apo cdo gjallese mjedisore, shkakton një dëmtim të shumë ekosistemeve pasi bima është hallka e parë e cdo zinxhiri apo cikli ushqimor jetësor.

Rikuperimi i tërë pasurisë së humbur është e pamundur, pasi dukuri të tilla e kanë shoqëruar dhe përcjellë njerëzimin që nga gjeneza e ekzistencës së tij, por ajo që mund të bëjmë është të mbajmë nën kontroll situatën aktuale duke mos e lënë agrivimin e saj në nivele, ku ndërhyrja nuk do i shërbente aspak situatës.

Më të ndjeshëm dhe më koherent me ecurinë e sferës mjedisore aktuale janë individët, të cilët e kanë këtë spektër fokus të profesionit dhe shërbimit të tyre përkundrejt vetes dhe vendit. Për të ndërmarrë nisma, mundësia nuk kufizon askënd, sepse nevoja që mjedisi ka për ne është e madhe dhe kontributi i secilit ndikon në rritjen e jetëgjatësisë së tij.

E tillë ishte dhe iniciativa e rradhës e ndërmarrë nga Aleanca e Alpeve Shqiptare me mision zhvillimin dhe mbrojtjen e pasurive natyrore, në bashkëpunim me Shoqatën VIS Albania, por jo vetëm, pasi bashkëpuntor në këtë aktivitet ishin dhe disa shoqata komunitare si "Shporta e Recit" dhe Forumi i Shoqërisë Civile për Malësinë.

Aktiviteti konsistoi në mbjelljen e dhjetë fidanëve dekorativë pyjorë dhe frutor në zonën Rec, Malësi e Madhe, në Shqipërinë Veriore. Fidanët e mbjellë ishin geshtenja, lajthi dhe pisha mesdhetare. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të 95 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, por rëndësia dhe vlera e tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe vënien në lëvizje të tri motorrëve kryesor të njerëzimit: Mjedis – Ekonomi - Komunitet.

Print Email