Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Censusi i zogjve, ekspertët numëruan gjithë shpendët

Për katër ditë radhazi nga data 11-14 janar në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe në botë, është kryer censusi i zogjve, i njohur ndryshe si numërimi i shpendeve ujorë. 85 profesionistë vendas e të huaj të mbikqyrur nga ekspertë ndërkombëtarë, kryen këtë proces në 22 zona në të gjithë territorin shqiptar.

“Censusi kryhet gjithmonë në mes të janarit, një herë në vit. Është një kohë e mjaftueshme që të gjithë ekspertët të japin të dhënat e tyre në këtë mënyrë përllogariten popullatat botërore të shpendëve të ujit , thotë Taulant Bino, Koordinator Kombetar per Censusin e Zogjve.

Alfredo i dashuron zogjtë prej më shumë se çerek shekulli. Ai iu bashkua njërit prej grupeve të numëruesve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. “E kam bërë për shumë vite këtë punë, për 25 vite. U shkëputa për disa vite, pasi iu dedikova kërkimeve shkencore në universitet dhe tani që jam në pension iu riktheva botës së zogjve.

Ata janë shumë të bukur, veçanërisht nëse shihen me dylbi, ndryshe duken të gjithë njëlloj. Është një gjë e dobishme për të kuptuar ambientin, sepse zogjtë janë indikatorë shumë të mirë: tregojnë ndryshimet klimaterike, mungesën apo prezencën e habitatit, ndaj janë shumë interesante”, thotë Alfredo, kerkues, profesor “University College, Dublin.

Përmes censusit të zogjve krijohet një pasqyrë e qartë e situatës së shpendëve ujore nga viti në vit. Pelikani kaçurrel, simbol i Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta, këtë vit …krahasuar me të një viti më parë. “Kemi parë mjaft specie interesante këtu në Karavasta. Një shqiponjë e madhe e rosave është një specie e rrezikuar e mjaft e rrallë, por kemi parë edhe mijëra e mijëra rosa të shpërndara në siperfaqet e ligatineve”, thotë Alfredo.

Të dhënat e numëruesve në rang vendi do t’i peëcillen Ministrisë së Mjedisit, institucioneve kombëtare e ndërkombëtare në trajtën e një raporti të plotë në fillim të muajit shkurt.

Print Email