Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Pastrohet parku i Semanit! Vullnetarët: Ndal sjelljes barbare me mjedisin

Parku i pishave në zonën turistike të semanit në Fier, është një destinacion i mrekullueshëm për të kaluar fundjavat. Rikonstruksioni i rrugës e ka bërë atë të arritshëm në një kohë shumë të shkurtër për banorët e qytetit të Fierit.

PËR VIDEO KLIKONI: KËTU

Por edhe këtu natyra është shpërdoruar nga ata që e kanë shijuar. Të gjithë ata që e kanë shfrytëzuar këtë park, kanë lënë aty mbetjet duke krijuar një imazh të shëmtuar. Rreth 300 vullnetarë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Semani, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me kompaninë TAP, punuan këtë fundjavë për pastrimin e mbi 5 hektarë park në pyllin e Semanit. Me vullnetarët u bashkuan edhe punëtorë dhe nëpunës të bashkisë së Fierit.

Qindra thasë me mbetje u larguan nga lëndinat e parkut. Mbetje të sjella jo nga lumenjtë, por të lëna aty, në lëndina, nga ata që kanë shfrytëzuar bukurinë dhe freskinë e tij për të kaluar një ditë pranë natyrës.

PËR VIDEO KLIKONI: KËTU

Aksioni për pastrimin e këtij parku është në vijim të angazhimit të Korpusit të Vullnetarëve për pastrimin e zonave turistike para dhe gjatë sezonit. Por këtë vit, Korpusi i Vullnetarëve, me mbështetjen e kompanisë së ndërtimit të gazsjellësit TAP, do të angazhohet edhe përgjatë rrjedhës së lumit Osum, nga kalon gjurma e gazsjellësit për pastrimin e zonave të ndotura të këtij lumi.

Print Email