Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

 

Kurset Tematike

Kurset Tematike

Këto kurse kanë si synim specializimin, dhënien e informacioneve teknike dhe ndihmën për rrjetet e OShCM-ve dhe OShC-ve të tjera përmes rritjes së ekspertizës. Këto dije pastaj potencialisht do të përdoren nga shoqatat, pjesë e mbështetjes financiare të programit, në punë e tyre të përditshme.

Përgatitja e Materialeve Burimore mbi Çështjet Mjedisore

Përgatitja e Materialeve Burimore mbi Çështjet Mjedisore

Këto materiale do të përgatiten me qëllim që t’i shërbejnë Organizatave si material burimor gjatë punës së tyre. Materialet dhe ekspertiza do të jetë e përbashkët mes REC dhe ekspertëve të kontraktuar në kuadër të programit, përfshirë dhe ato që vijnë nga shoqëria civile.

Grantet për Rrjetet Tematike

Grantet për Rrjetet Tematike

Grantet për rrjetet tematike janë pjesa kryesore e mbështetjes financiare dhe e aktiviteteve të programit SENiOR-II. Ato vijnë si vazhdimësi e programit SENiOR-A dhe janë rrjete të krijuara nga vetë Organizatat dhe të grupuara mbi bazën e ekspertizës dhe bashkëpunimit që ato kanë në 4 tematika kryesore.

Aktivitete të rrjeteve

Aktivitete të rrjeteve

Këtu janë përfshirë ato aktivitete që rrjeti kryen së bashku në lidhje me një temë që ato kanë zgjedhur dhe që do të jenë në rang kombëtar duke rritur kështu shikueshmërinë e rrjetit dhe ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë.

Dokumente politikash

Dokumente politikash

Bazuar dhe mbi aktivitetet që do të zbatojnë organizatat, një analizë e legjislacionit dhe kuadrit institucional për çështje të ndryshme mjedisore do të kërkohet të plotësohet. Kjo analizë do të sjellë rrjedhimisht dhe një përmbledhje të shkurtër politikash që mund të përmbajë ndryshime të mundshme të legjislacionit apo të kuadrit institucional; letra pozicionimi nga OShC-të dhe raporte kombëtare mbi vlerësimet dhe/ose sfida për të ardhmen etj.

Forume/Takime Rajonale

Forume/Takime Rajonale

Forumet që do të mbahen janë parashikuar në rastet kur ka akte të rëndësishme legjislative që kërkojnë dhe mendimin e shoqërisë civile apo kur ka raste që kërkohet një strategji/veprim i përbashkët nga shoqëria civile. Ndërkohë në aktivitetet rajonale do të përfshihen OShC nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për të diskutuar ecurinë e komunitetit të OShC-ve në këto vende si dhe duke diskutuar sfidat rajonale dhe zgjidhjet e mundshme për to.

Print Email