Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Dita e Liqenit të Ohrit festohet në Pogradec

Në qytetin e Pogradecit, në Ditën e Liqenit të Ohrit, u zhvilluan disa aktivitete mjedisore, sportive dhe artistike.

Kjo ditë, tashmë e kthyer në festë tradicionale, këtë vit u festua në pjesën shqiptare të liqenit. AdZM Korçë, personeli i PMTU Pogradec, të shoqëruar nga nxënës të shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” bënë promovimin e vlerave natyrore të kësaj ZM. Për të pranishmit u shpërndanë fletëpalosje, broshura, harta të Zonave të Mbrojtura dhe informacioni i nevojshëm sipas tematikave të programuara.

Poashtu, në Parkun Kombëtar Prespë u organizua një garë ciklizmi për të rinj në itinerarin: Korçë- Podgorije- Zvezdë-Zëmblak- Korçë, e gjatë 80 km. Kjo garë u zhvillua për kupën “Mishel Cico”.

Print Email