Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

PPNEA vijon konsultimet për shpalljen e Malit të Munellës zonë të mbrojtur

Mali i Munellës, pjesë e rajonit Pukë-Mirditë, është një zonë e rëndësishme me vlera të larta natyrore dhe strehë e faunës së egër, midis tyre edhe e species së rrezikuar në mënyrë kritike, rrëqebullit të Ballkanit.

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Balkanit”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka organizuar aktivitete të ndryshme në këtë zonë me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të çmuara natyrore, dhe veçanërisht të rrëqebullit të Ballkanit.

Veç kësaj, PPNEA po realizon në këtë rajon një proces të gjerë konsultimi me aktorë të ndryshëm të zonës me qëllim shpalljen e Malit të Munellës si zonë e mbrojtur. Arren, Surroj dhe Malzi (Kukës) ishin tri njësitë administrative të rradhës, që ekipi i PPNEA vizitoi në kuadër të këtij procesi konsultimi.

Takimet në këto njësi administrative kishin si qëllim prezantimin e nismës, aktivitetet që po realizohen dhe diskutime mbi përfitimet që do të marrin banorët nga shpallja e Munellës si zonë e mbrojtur.

Në të tri takimet e realizuara morën pjesë përfaqësues të qeverisjes vendore, fermerë, biznesmenë dhe të interesuar të tjerë.

Print Email