Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

PPNEA trajnon stafin e AdZM mbi teknikat e monitorimit të lundërzës

Ekspertët e shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) po vazhdojnë trajnimin e stafit të AdZM Shkodër mbi teknikat e monitorimit të lundërzës, një lloj i rrezikuar në nivel botëror.

Gjatë vizitës në terren u mblodhën të dhëna të mjaftueshme dytësore (jashtëqitje, gjurmë dhe mbetje ushqimore) të lëna nga aktiviteti i lundërzës në habitatet e saj.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit për Ruajtjen dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Liqeneve Prespë, Ohër dhe Shkodër.

Print Email