Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë, këtë vit fokusi tek lëvizshmëria e përbashkët

Me moton së bashku shkoni më larg, ka nisur edhe për këtë vit Java Evropiane e Lëvizshmërisë. Tema për këtë vit është lëvizshmëria e përbashkët, pa ndotje dhe e zgjuar.

“Lëvizshmëria e përbashkët”, është zemra e temës për 2017, ajo është pjesë e konceptit të ekonomisë bashkëpunuese ose ndarjes së kostove ekonomike, e përcaktuar në programin evropian për ekonominë bashkëpunuese, si një shumëllojshmëri e modeleve të bizneseve ku aktivitetet lehtësohen nga platformat e bashkëpunimit të cilat krijojnë një treg të hapur për përdorimin e përkohshëm të mallrave ose shërbimeve që shpesh sigurohen nga individë privatë.

Theksi i temës për këtë vit është në përdorimin e të mirave materiale, më shumë sesa në zotërimin e tyre. Ofruesit e shërbimeve ofrojnë mallrat e tyre, asete, ose aftësitë ndaj një numri përdoruesish nëpërmjet një platforme të mundësuar nga ndërmjetësit. Ndarja e mjeteve të udhëtimit është shndërruar në një copëz të rëndësishme të mozaikut të lëvizshmërisë urbane.

Lëvizshmëria e përbashkët i jep më shumë përparësi rëndësisë së arritjes në destinacion, shpeshherë me kosto të vogël individuale dhe sociale, sesa përdorimit të automjeteve private. Si rrjedhojë, fuqia blerëse e familjeve rritet pasi nuk do të duhet të blejnë apo të mirëmbajnë makina personale. Sot po marrin më shumë zhvillim rrjete të reja transporti, të cilat e realizojnë lëvizshmërinë në mënyrë me efiçente, me më pak kosto monetare dhe kohë të shpenzuar, të cilat nëse do të krahasoheshin me transportin kolektiv dhe atë personal nuk favorizojnë aspak pronësinë e një automjeti privat.

Print Email