Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Vitet e metamorfozës së kundrimit të shpendëve

Afro tre vjet më parë, Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) nisi ti bëjë operatorët turistikë dhe agjencitë turistike të interesuar për të zhvilluar kundrimin e shpendëve si një aktivitet potencial ekoturistik në Shqipëri. Në sajë të përpjekjeve të mbështetura edhe nga partnerë, kundruesit e parë të dedikuar të shpendëve erdhën më vitin 2015 në Divjakë-Karavasta, Nartë dhe Valbonë.

Sot harta e zonave të vizituara për birdwatching ka ndryshuar kryekëput. Turet po zhvillohen tashmë edhe në Liqenin e Shkodrës, Bunë-Velipojë, Theth, Vermosh, Koman, Prespë dhe Butrint. Vetëm në tre vjet, numri i zonave të vizituara u rrit nga 3 në 11. Ndërkaq numri i vizitorëve është mjaft impresionues. Afro 4000 vizitorë vijnë në Shqipëri për të kundruar shpendët e sidomos në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, si zona më e vizituar.

E megjithatë, ky lloj ekoturizmi duhet të njohë potenciale më të mëdha.

AOS po vijon bashkëpunimin me operatorët turistikë për ta shtrirë birdwatching në të gjithë Shqipërinë si një kontribut për ekonominë e qëndrueshme vendore.

Print Email