Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Çel siparin Parlamenti i parë Rural Shqiptar

Çeli sot punimet në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës parlamenti i parë Rural Shqiptar i cili përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural.

PRSH është instrumenti përmes të cilit Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), i përbërë nga 22 organizata vendore të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës kërkojnë të advokojnë për zhvillimin rural në Shqipëri, dhe të sigurojë që agjenda rurale dhe prioritetet e saj do të reflektohen në politikat rajonale, kombëtare dhe vendore.

Gjithashtu, gjatë tri ditëve të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e rrjeteve të zhvillimit rural dhe ekspertët ndërkombëtarë nga Italia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Gjermania do të ndajnë përvojën dhe modele suksesi në kuadër të praktikave europiane të zhvillimit rural. “Parlamenti rural synon të sensibilizojë dhe mbështesë çdo përpjekje për të kapur ritmin e kohës në politikat dhe praktikat e zhvillimit rural përmes një qasjeje nga poshtë lart”-tha në fjalën e tij Sotiraq Hroni, Kryetar i Bordit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimi Rural.

Parlamenti Rural do shtrihet në gjithë territorin e vendit dhe se shpejti do decentralizohet në katër forume rajonale që do shërbejnë njëherazi edhe si parlamente rurale rajonale. Deklarata përfundimtare e Parlamentit të parë Rural do lexohet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë më 30 shtator.

Print Email