Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Projektet shënjojnë vazhdimin e mbështetjes për shoqërinë civile mjedisore në Bosnjë dhe Herzegovinë

Më 9 nëntor 2017, Marie Bergstrom, Këshilltarja dhe Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim (SIDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Lejla Suman, Drejtore e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Bosnje dhe Hercegovine, nënshkruan një marrëveshje financimi për projektin "Rrjeti i Shoqërisë Civile për Lobim dhe Avokim "(ELAN).

Mbështetja e projektit nga Qeveria e Suedisë, në total prej 1.4 milion euro, garanton mbështetje të vazhdueshme për shoqërinë civile mjedisore në BiH. Projekti ELAN do të zgjasë 36 muaj dhe qëllimi kryesor është të përmirësojmë qeverisjen mjedisore në Bosnjë dhe Hercegovinë duke mbështetur OShC-të që të marrin pjesë në mënyrë efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse, e kështu të kontribuojnë në reformat kyçe dhe në transpozimin e zbatimin e mëtejshëm të Acquis mjedisor në vend. Projekti i ri do të fillojë me 1 dhjetor 2017, me një faze fillestare 2-mujore.

Foto: http://www.rec.org/news-item.php?id=1340

Print Email