Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

5 dhjetor - Dita Botërore e Tokës (dheut)

Në këtë ditë advokohet mbi rëndësinë dhe nevojën e tokës (dheut) për njerëzit dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të saj.

Nën drejtimin e Mbretit të Tajlandës dhe në kuadër të “Partneritetit Global për Tokën”, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) mbështeti krijimin e Ditës Botërore të Tokës si një platformë për rritjen e ndërgjegjësimit në nivel global. Në Shqipëri toka bujqësore zë 24.2% të sipërfaqes totale të tokës, ndërsa fondi pyjor dhe kullotat zënë 75.8% të sipërfaqes.

Tema e vitit 2017: "Kujdesi për planetin fillon nga toka".

Print Email