Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

‘’Explore Shebenik Jabllanica NP’’ dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqjes hiking tek monumenti natyror Rrapi Taksimit për promovimin e vlerave natyore dhe turizmit

Ka qënë një fundjavë ndryshe dhe plot energji. Qëndra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime në bashkëpunim me inisiativën ‘’Explore Shebenik Jabllanica NP’’ dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqjes organizuan një hiking për afro 4 orë zbritje- ngjitje tek Rrapi Taksimit.

Ai ndodhet në afërsi të fshatit Librazhd Katund, komuna Qëndër në rrethin e Librazhdit, rreth 1000 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar. Rrapi është i lartë rreth 10 m, ka 17 degë dhe perimetër të kurorës 16 m. Perimetri i trungut është rreth 180 cm, ndërsa diametri i tij është rreth 65 cm. Ka moshë 140 vjeçare. Ka kurorë të bukur ombrellore dhe druri është ruajtur mirë nga vetë banorët. Pranë tij janë mbledhur gjithnjë burrat e fshatit për takime e kuvende të rëndësishme. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, kulturore dhe estetike. Mund të vizitohet sipas rrugës rurale Librazhd – Librazhd Katund, pranë rrugës që të çon në Klenjë.

Qëllimi këtij është që të gjithë të afrohen afër natyrës dhe të bëjnë jetë të shëndetshme. Udhëtimi ishte tepër argëtues, ku pjesmarrësit e huaj u impresionuan nga bukuritë natyrore të zonës. Hiking është një sport sa kalitës aq dhe promovues i natyrës e turizmit. – tha Arlis Alikaj kryetari, Qendrës Mjedisore për Studime dhe Zbatime , një OJF e re, që përbëhet nga profesionsitë të rinj dhe inxhinierë mjedisi. Pas aktivitetit të gjitha mbeturinat u mblodhën në një vend dhe u hodhën në pikat e koshave të plehrave në qytet.

Në aktivitet morën pjesë 20 veta dhe u zhvilluan ndër të tjera dhe ndarje eksperiencash midis pjesmarrësve shqiptarë atyre të të huaj.

Print Email