Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Shkëmbim eksperience Kosovë-Shqipëri

Vizita në qendrën e vizitorëve Divjakë dhe shkëmbim eksperience me organizatën Ekomjedisi, Durrës, Rrjeti ECIM.

Një grup prej 17 kolegësh të organizatave mjedisore dhe përfaqësuesve të REC Kosovë, realizuan një vizitë studimore, përkatësisht në datat; 12,13,14 shtator 2018, në Shqipëri.

Në datën 14 shtator vizita e tyre ishte në Parkun Kombëtar në Divjakë. Fillimisht Z. Ardian Koci – Drejtori i Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura bëri një prezantim informues për zonën dhe për Agjencinë, punën e deritanishme, projektet ekzistuese dhe planet për të ardhmen.

Me shumë interes u prit prezantimi në lidhje me florën dhe faunën e zonës dhe sidomos në lidhje me Pelikanin kaçurrel. Vizita studimore e organizatave nga Kosova ishte e koordinuar edhe si shkëmbim eksperience me organizatën Ekomjedisi, Durrës. Organizata Ekomjedisi ishte e pranishme në këtë aktivitet me anëtarët e saj që kanë kryer aktivitetet monitoruese për menaxhimin e mbetjeve urbane në kuadër të programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria seudeze.

Në aktivitet ishin edhe përfaqësues të Bashkisë Divjakë: Specialistët e Mjedisit Aleks Hilla dhe Sotir Prifti të cilët njiheshin për herë të parë me aplikacionin TrashOut.

Znj. Magdalena Cara, Drejtore Ekzekutive e Ekomjedisi, Durrës bëri një prezantim panoramik dhe informues të punës së rrjetit ECIM, në të dy programet e financuara nga REC, SENiOR-A dhe SENiOR-II.

Më shumë interes dhe pyetje pati rreth problemeve të menaxhimit të mbetjeve urbane, si dhe aplikacionit TrashOut. Ky aplikacion u demonstrua me detaje, si është krijuar, për çfarë shërben, si shkarkohet në smartphone, shtetet që kanë hedhur të dhëna në të, sa e përfaqësuar është Shqipëria dhe konkretisht fotot e hedhura nga rrjeti ECIM.

Grupi i shoqatave nga Kosova vazhdoi vizitën në Parkun e Divjakës, si dhe në Kullën e vrojtimit të ndërtuar nga Bashkia Divjakë.

Print Email