Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Milieukontakt Shqipëri ka zhvilluar gjatë kësaj jave takime pune me ekspertë të bashkisë dhe OJF-ve të Krujës për të diskutuar mbi monitorimin e subjekteve (kryesisht guroret, gropat e gëlqeres, fabrikat e çementos dhe përpunim inertesh) që operojnë në malin e Krujës dhe Krastë të cilat janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit në qytet.

Print Email

Qytetarë Shkodranë, kryesisht të rinj e të reja, dashamirës së ecjes në mal dhe të apasionuar pas natyrës u mbodhën në fermën ekosociale në fshatin Oblikë në Shkodër, më datë 22 korrik 2017. Takimi kishte për qëllim themelimin e klubit shumësportesh Taraboshi Shkodër.

Print Email

Prej javësh, një nga lagjet e qytetit të Vlorës është shndërruar në një hapësirë pilot, për zbatimin e praktikave të grumbullimit dhe trajtimit të diferencuar të mbetjeve, duke veçuar mes tyre ato me materiale plastike, të cilat destinohen për industrinë vendore të riciklimit.

Print Email