Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Prej disa muajsh ka nisur një fushatë për pastrimin dhe mbajtjen pastër të lumenjve dhe grykëderdhjeve nga një grup aktivistësh. “Lumenjtë nuk mund të jenë kosha mbetjesh, ti mbajmë pastër dhe respektojmë natyrën”, është motoja e tyre pasi kanë vizituar nga afër dhe ndërmarrë aksione për pastrimin e grykëderdhjes se Ishmit, Bunës, Semanit, Lumit të Tiranës, së fundmi dhe plazhin e Zvërnecit.

Print Email

Qindra qytetarë kanë protestuar paraditen e së dielës (17. 12. 2017) për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Nën moton #mosmaprekValbonën protestuesit mbajtën fjalime në Parkun Rinia në Tiranë, ku argumentuan se HEC-e të tilla do të shkatërrojnë përfundimisht një nga perlat e turizmit dhe natyrës në Shqipëri, siç është Parku Kombëtar i Valbonës “Për ndërtimin e këtyre HEC-eve së pari, duhet të kishim pasur një konsultim me banorët dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Print Email

Mbi 1.000 zogj, te klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme qëndrojnë të ekspozuara që prej të shtunës në Qendrën Rinore. Federata e Ornitologëve Shqiptarë ka organizuar “Festivalin e Zogjve” me mbarështues nga e gjithë Shqipëria, nga Italia, Kosova, Mali Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.

Print Email