Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë, së bashku shkoni më larg

JAVAEVROPIANEELËVIZSHMËRISË zhvillohet çdo vit nga data 16 Shtatori deri më 22 Shtator. Kjo javë nxit bashkitë e qyteteve Evropiane të prezantojnë dhe promovojnë ndërmarjen e një sërë masash për të realizuar një transport të qëndrueshëm dhe ftojnë të gjithë individët të përdorin alternativa të tjera për të udhëtuar dhe lëvizur përveç përdorimit të mjeteve motorike.

Që prej prezantimit të parë të kësaj nisme në vitin 2002, JAVAEVROPIANEELËVIZSHMËRISË është bërë e njohur gjithmonë e më shumë nga viti në vit në mënyrë të qëndrueshme, si në Evropë dhe në botë. Fushata e vitit 2016, theu rekordin përsa i përket numrit të pjesëmarrësve: me 2 427 qytete nga 51 shtete të cilët organizuan aktivitete gjatë kësaj jave. Më shumë se gjysma e qyteteve pjesëmarrëse ndërmorrën masa të përhershme, duke arritur një total prej 7386, kryesisht këto të fokusuar në menaxhimin e lëvizshmërisë, qasje të reja më miqësore të transportit, si dhe infrastrukur e re ose e përmirësuar për përdorimin e biçikletave.

Java arriti kulmin e saj në Ditën pa Makina, ku qytetet pjesëmarrëse mundësuan që për një ditë të plotë një ose disa zona të ishin vetëm për këmbësorët, çiklistët, apo dhe në shërbim të transportit publik. Në 2016, rreth 953 qytete organizuan Ditën pa Makina.

Çdo edicion i JAVAEVROPIANEELËVIZSHMËRISË fokusohet në një tematikë të veçantë lidhur me lëvizshmërinë dhe transportin e qëndrueshëm. Tema e këtij viti është: “Lëvizshmëri e përbashkët, pa ndotje dhe e zgjuar”. Kjo tematikë promovon zgjidhjet për lëvizshmëri të qëndrueshme dhe thekson përfitimet që vijnë nga forma të ndryshme dhe më të pastra transporti. Teknologjitë inteligjente të transportit mund të ndihmojnë gjithashtu në ndarjen e mjeteve të udhëtimit duke zvogëluar kostot që lidhen me to. Njerëzit nxiten që të zgjedhin dhe përdorin ato mundësi që janë më miqësore për transportin dhe lëvizjen e tyre brenda përbrenda qyteteve si duke përdorur mjete të përbashkëta transporti dhe duke udhëtuar disa njerëz së bashku drejt të njëjtit destinacion apo qoftë dhe në rastet kur duhet të udhëtojnë për distanca midis qyteteve dhe zonave periferike të tyre.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi Tematik është të ndihmojë koordinatorët kombëtarë dhe vendorë të JAVAEVROPIANETELËVIZSHMËRISË me informacione të përgjithshme në lidhje me temën e këtij viti si dhe t’i frymëzojë ata për të hartuar e zbatuar aktivitete të përshtatshme gjatë fushatës dhe për të ndërmarrin masa të përhershme. Ky udhëzues mundëson ide të reja, si mund të zbatohen në lidhje me qasjet e reja, dhe të ndihmojnë aktivistët vendorë të zhvillojnë aktivitete, të cilat përputhen me kriteret e çmimit që jepet për JAVAEVROPIANETELËVIZSHMËRISË.

Nëse dëshironi një ide për të organizuar aktivitetet tuaja gjatë JAVAEVROPIANETELËVIZSHMËRISË, shkarkoni dokumentin.

Print Email