Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Menaxhimi i OSHC-ve

Me aktivitetet në zhvillim e sipër në tetë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në Turqi, Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile, (TACSO), ofron mbështetje dhe mundësi për zhvillimin e një sektori të fuqishëm dhe me influencë, siç është ai i shoqërisë civile.

Ky investim në shoqërinë civile bazohet në bindjen se në kontekstin e integrimit në BE, proceset politike, ekonomike dhe sociale në progres kërkojnë si një parakusht të rëndësishëm për zhvillimet demokratike një Shoqëri Civile të angazhuar dhe funksionale.

Një komponent i rëndësishëm në detyrën e TACSO-s është Rritja e Kapaciteteve të OSHCve, me objektiv kryesor rritjen e kapacitetit të përfaqësuesve të OSHC-ve në një numër fushash kyç, duke u ofruar atyre njohuri të reja, metodologji e teknika bashkëkohore, si edhe mundësi për shkëmbime e njohuri praktike.

Shkarko dokumentin.

Print Email