Raporti i vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjitike 2018

Vlerësimi i paraqitur, i pari i këtij lloji në Shqipëri që përdor konceptin e varfërisë energjetike ecën në të njëjtën linjë me sfidën e rëndësishme në ditët e sotme ndaj kërkesës së vazhdueshme të rritjes së konsumit të energjisë elektrike apo të formave të tjera të energjisë për të plotësuar nevojat e banorëve për përmbushjen e të gjitha aktiviteteve jetësore. Koncepti lidh në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të fortë qytetarin me mjedisin; bën të prekshme mundësitë e arta për standardin e jetesës që ofrohen përmes objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm; dhe shfaqet shumë aktual dhe i nevojshëm për realitetin shqiptar. Rrjeti i vigjilencës mjedisore "Një sy për mjedisin!" zhvillon këtë vlerësim në kuadër të projektit "Së bashku një sy për mjedisin" me mbështetje financiare të Ambasadës Suedeze në kuadër të Programit Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENIOR II) dhe i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri (REC).

Shkarko dokumentin.

Print