Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Raporti i vlerësimit të gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)‐Shqipëri, në kuadër të programit SENiOR-II për prioritetet kombëtare, të mbështetur nga Ambasada Suedeze, në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e studimit “Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri”, për periudhën 1991-2015. Ky studim është realizuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA).

Dokumenti i vlerësimit të gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri është një sintezë e studimeve ku janë prezantuar se si është trajtuar deti, burimet e tij natyrore dhe cila ka qenë mënyra e menaxhimit të tij si pjesë e mjedisit tonë dhe e axhendës qeveritare gjatë periudhës 1991-2015 në shkallë kombëtare. Përmes grumbullimit të të dhënave shkencore, analizës së kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe të vlerësimit të ndryshimeve ekonomike, studimi paraqet pjesët e një puzzle ku secila figurë është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të menaxhimit, përdorimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore që detet përmbajnë në gjirin e tyre dhe lidhjen e detit me bregdetin dhe hapësirën territoriale ekonomike që ofron ai.

Ky studim përpiqet të japë qartë dhe me analizë analitike mungesat dhe mundësitë që ofrojnë kuadri ligjor dhe institucional, përdorimi me efektivitet dhe mirë menaxhimi i sistemit detar-bregdetar për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit e në mënyrë të veçantë të hapësirës territoriale që lidhet me të.

Shkarko dokumentin.

Print Email