Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa për qytetin e Tiranës

Vlerësimi i paraqitur, i pari i këtij lloji në Shqipëri që përdor konceptin e varfërisë energjetike, ecën në të njëjtën linjë me sfidën e rëndësishme të ditëve të sotme ndaj kërkesës së vazhdueshme të rritjes së konsumit të energjisë elektrike apo të formave të tjera të energjisë për të plotësuar nevojat e banorëve për përmbushjen e të gjitha aktiviteteve jetësore. Koncepti lidh në mënyrë të drejtëpërdrejt dhe të fortë qytetarin me mjedisin; bën të prekshme mundësitë e arta për standardin e jetesës që ofrohen përmes objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm; dhe shfaqet shumë aktual dhe i nevojshëm për realitetin shqiptar. Rrjeti i vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin!” zhvillon këtë vlerësim në kuadër të projektit “Së bashku një sy për mjedisin” me mbështetje financiare të qeverisë Suedeze në kuadër të Programit “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)” dhe i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Ky raport i vlerësimit të perforamancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Tiranës publikohet nga EcoAlbania, pas një pune kërkimore dhe vlerësuese për 6 muaj. Ai ka për qëllim kryesor të japë informacion tregues në lidhje me performancën e energjisë në sektorin e banesave në familje të zakonshme dhe ato në vështirësi ekonomike, institucione publike dhe private si një mjet i vlefshëm për të adresuar sfidat për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë së pastër, me synim efiçencën e energjisë dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.

Shkarkoni dokumentin.

Print Email