Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Vlerësimi, Analizimi dhe Hartëzimi i Impakteve Negative në Zonat e Mbrojtura

Ky raport u përgatit nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), së bashku me 7 OMShC-t e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës (RrMN), në kuadër të programit SENiOR-II (“Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri”), që realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit në Shqipëri (REC) Shqipëri, me financim nga Qeveria Suedeze.

Raporti është rezultat në kuadër të projektit “Promovimi dhe adresimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, që zbatohet nga INCA dhe nga 7 OMShC, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri (“Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës”, Shkodër; “Mbrojtja dhe Zhvillimi Social-ILIRIA”, Tiranë; “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”, Kukës; Shoqata “Miqësia”, Ulëz; “Mbrojtja e Natyrës dhe Administrimi i Mjedisit-Adriatik”, Vlorë; “Green and Clean”, Korçë dhe “Shoqata Mjedisore Çajupi”, Gjirokastër).

Në strategjinë e hartuar për Rrjetin e Mbrojtjes së Natyrës “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, synohet një përqasjen strategjike në adresimin afatgjatë të problematikës dhe të nevojave të rrjetit si dhengritja dhe zhvillimi i një sistemi për identifikimin e problematikave kryesore me të cilat përballen 16 Zona të Mbrojtura Mjedisore (ZMM) të përzgjedhura në rajonet: Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Mat, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan dhe Fier. Qëllimi dhe objektivat e këtij dokumenti strategjik ndjekin ato të programit SENiOR-II, duke u bazuar në parimet udhëheqëse të këtij të fundit.

Shkarkoni dokumentin.

Print Email