Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Fotografia dhe aktivizmi

Ky udhëzues është hartuar nga Rrjeti Ballkani i Gazetarisë Investigative në Shqipëri dhe ka për qëllim të shtrojë një sërë këshillash praktike për aktivistë të shoqërisë civile dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut për mënyrën si të përdorin fotografinë për të çuar përpara kauzat e tyre. Ilustrimi me fotografi i ngjarjeve nga aktivistët për çështje me interes publik, ka rezultuar të jetë një burim shumë i rëndësishëm për nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë, por edhe për të angazhuar më thellë gazetarët në raportimet e tyre të përditshme, si dhe për të mobilizuar qytetarët në protesta.

Ndryshe nga shumë manuale të ngjashme, ky udhëzues vë në fokus të tij përdorimin e imazhit dhe fotografisë si një mjet advokimi nga aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile, duke ofruar eksperiencën nga terreni të fotoreporterëve, por dhe këshilla teorike për t’u aftësuar në shkrepjen e fotove për median tradicionale dhe ato sociale.

Përmes konsiderimit të aktivistëve dhe organizatave si partnerë të rëndësishëm për reflektimin dhe ofrimin e ndihmës në zgjidhjen e problematikave të çështjeve me rëndësi të përbashkët, ne shpresojmë që në përfundim të këtij udhëzuesi, syri juaj fotografik të jetë nxitur më tepër nga fotolajmi dhe mënyrat e advokimit me median.

Për më shumë lexoni publikimin e plotë.

Ky udhëzues u botua me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze dhe Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Opinionet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të donatorëve dhe/ose partnerëve të tyre.

Publikuar nga: Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri

Print Email