Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Manuali i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë

Në kuadër të angazhimit për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit shtet - shoqëri civile, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka garantuar nëpërmjet “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë” bashkëveprimin me shoqërinë civile.

Manuali i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë” konsiderohet një dokument udhëzues për zhvillimin e shoqërisë civile, dhe reflekton përpjekjet e Kuvendit për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi që lejon shoqërinë civile të realizojë misionin e saj dhe të arrijë ndikim të qëndrueshëm në një mënyrë efektive si dhe krijimin e hapësirës së bashkëpunimit dhe dialogut me shoqërinë civile Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të kuvendit është miratuar me Vendim Nr. 17 të Byrosë së Kuvendit datë 11.11.2014.

Qëllimi i manualit bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë sanksionon parimet e shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Një nga këto të drejta është dhe ajo e organizimit kolektivisht, për çfarëdo qëllimi të ligjshëm, e cila i garanton individit pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

Pjesëmarrja e publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit të Shqipërisë, i sjell individët më afër qeverisjes duke u krijuar mundësinë që të adresojnë problemet dhe të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to; të vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, të mbikëqyrjes së veprimtarisë së të zgjedhurve të tyre për t’i bërë ata më të përgjegjshëm, etj.

Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit është një burim për të nxitur dhe siguruar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në funksionin legjislativ dhe atë mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë.

Pjesëmarrja, sidomos e shoqërisë civile në procesin ligjvënës të Kuvendit i shërben përmirësimit të cilësisë së legjislacionit të shqyrtuar dhe miratuar.

Për më shumë informacion mbi manualin.

Print Email