Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

PRESTO, Udhëzues i Politikës së Pedalimit

Politika e pedalimit është pjesë e axhendës së qyteteve europiane. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, shumë autoritete lokale kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të nxitur biçikletën si mënyrë e përditshme udhëtimi, sepse janë plotësisht të bindur se pedalimi është në të mirë të qyteteve (shikoni gjithashtu kapitullin pasardhës).

Por vendimarrësit dhe ata që përfshihen në zbatim përballen me shumë pikëpyetje. Si të zhvillojmë një politikë efektive pedalimi? Cila do të jetë qasja më e mirë në qytetin tim? Si të kemi një infrastrukturë të cilësisë së lartë? Si të nxisim përdorimin e biçikletës dhe ta kthejmë atë në kulturë? Suksesi në rritje i vazhdimësisë së Konferencës “Velocity” teston nevojën për dije rreth politikës së pedalimit dhe shkëmbimit të eksperiencave. Historitë e suksesshme janë bërë të njohura si praktika të mira frymëzuese. Udhëzimet e projektimit në kuadër kombëtar dhe lokal, kërkimi rreth pedalimit dhe qendrat e dokumentimit janë duke u shumëfishuar. BYPAD-i është bërë një mjet kyç për të përqasur dhe monitoruar politikën e pedalimit.

Njohuritë janë zgjeruar, edhe pse shpesh janë të shpërndara. Kjo ka sjellë vështirësi në përshtatjen e tyre me realitete të ndryshme urbane. Udhëzimet e PRESTO-s dhe fletët e informimit janë përpjekja e parë për të lidhur njohuritë aktuale europiane dhe eksperiencën mbi politikën urbane të pedalimit, në një format lehtësisht të qasshëm. Ato u zhvilluan jo vetëm për të mbështetur qytetet e PRESTO-s në aktivitetet e politikës së pedalimit, por që të shërbejnë edhe si udhëzime referuese europiane.

Projekti PRESTO: për promovimin e biçikletës për të gjithë, si një mënyrë e përditshme transporti: Pesë qytete dhe një sërë ekspertësh u bashkuan në zhvillimin e strategjisë për të sjellë potencialin e pedalimit në qytete. Qytetet përfaqësojnë shkallë të ndyshme përmasash, vendndodhje kulturash dhe traditash mbi pedalimin. Të gjithë do të ndërmarrin veprime në tre fusha: infrastruktura e biçikletës, promovimin dhe biçikletën elektrike. Në vazhdim të projektit, ata do të përfitojnë nga seksionet trajnuese dhe këshillimet e ekspertëve.

Trajnimet do të zhvillohen si një paketë klasash online rreth politikës së pedalimit, të cilat më vonë do të jenë të hapura për çdo të interesuar.www.presto-cycling.eu Të 4 Udhëzuesit e Politikës së Pedalimit ofrojnë një kuadër të qartë dhe sistematik, për të ndihmuar vendimarrësit në zhvillimin e një strategjie të politikës së pedalimit. Udhëzuesi mbi politikat paraqet një kornizë të përgjithshme, duke theksuar pikat themelore të një politike të integruar të pedalimit. Sigurisht nuk ka një masë që t’u përshtatet të gjitha përgjigjeve, prandaj udhëzuesi propozon krahasimin e qyteteve sipas niveleve të tyre të pedalimit si, QYTETE FILLESTARE, QYTETE NË RRITJE dhe QYTETE KAMPIONË duke sugjeruar masa qasjeje, të cilat mendohet të jenë efektive për çdo fazë.

Tre udhëzues të politikës zhvillojnë hapësirën e politikës më vehte: infrastruktura e biçikletës, promovimi i pedalimit dhe biçikleta elektrike. Dy të parët paraqesin parimet e përgjithshme, çështjet kritike dhe faktorët vendimarrës, pa u futur në detajet teknike.

I treti përqëndrohet tek roli i biçikletës elektrike që mund të ketë në transportin urban dhe se si mund të promovohet nga autoritetet lokale dhe shitësit e biçikletave. Udhëzuesit e politikës shoqërohen me 25 fletë informimi mbi Zbatimin të cilat japin shumë informacion mbi detajet dhe praktikat (teknike), zbatimin e masave të përzgjedhura të një Jepi një Shtysë Pedalimit Infrastruktura e Biçikletës PRESTO 1 T’i jepet një Shtysë Pedalimit: PRESTO, udhëzuesi i politikës së pedalimit dhe fletët Politika e pedalimit është pjesë e axhendës së qyteteve europiane.

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, shumë autoritete lokale kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të nxitur biçikletën si mënyrë e përditshme udhëtimi, sepse janë plotësisht të bindur se pedalimi është në të mirë të qyteteve (shikoni gjithashtu kapitullin pasardhës).

Por vendimarrësit dhe ata që përfshihen në zbatim përballen me shumë pikëpyetje. Si të zhvillojmë një politikë efektive pedalimi? Cila do të jetë qasja më e mirë në qytetin tim? Si të kemi një infrastrukturë të cilësisë së lartë? Si të nxisim përdorimin e biçikletës dhe ta kthejmë atë në kulturë? Suksesi në rritje i vazhdimësisë së Konferencës “Velocity” teston nevojën për dije rreth politikës së pedalimit dhe shkëmbimit të eksperiencave. Historitë e suksesshme janë bërë të njohura si praktika të mira frymëzuese.

Udhëzimet e projektimit në kuadër kombëtar dhe lokal, kërkimi rreth pedalimit dhe qendrat e dokumentimit janë duke u shumëfishuar. BYPAD-i është bërë një mjet kyç për të përqasur dhe monitoruar politikën e pedalimit. Njohuritë janë zgjeruar, edhe pse shpesh janë të shpërndara. Kjo ka sjellë vështirësi në përshtatjen e tyre me realitete të ndryshme urbane.

Udhëzimet e PRESTO-s dhe fletët e informimit janë përpjekja e parë për të lidhur njohuritë aktuale europiane.

Për më shumë informacion rreth PRESTO.

Print Email