Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Manual për hartimin dhe menaxhimin e projekteve për OJF-të

Ky manual përshkruan aspekte te hartimit dhe të dhe të menaxhimit të projekteve bazuar në ciklin e jetës së një projekti dhe metodën e kuadrit logjik.

Manuali është disenjuar për të ndihmuar organizatat mjedisore që të orientohen jo vetëm në fazat kyçe të hartimit dhe menaxhimit të projektit, por edhe në fazën parapërgatitore të përcaktimit të ideve dhe problematikave; në të njëjtën linjë me vizionin e tyre organizativ.

Hartimi i manualit, erdhi si domosdoshmëri për përmirësimin e nivelit të shkrimit të projekt propozimeve, të hartuara nga OJF mjedisore, dhe në një stad të dytë, menaxhimit efektiv dhe efiçent të tyre.

Meqenëse mekanizmat financuese të BE mbeten mundësia dhe në të njëjtën kohë sfida për OJF në Shqipëri, manuali përmban elementë të informacionit mbi format e financimit të BE, dhe hartimit të kuadrit logjik, si një nga komponentët më të rëndësishëm për hartimin e projekteve të sukseshme.

Si referencë për informacionin mbi praktikat e finacimit të BE ka shërbyer manualii REC, hartuar në kuadër të SENIOR-A, Shkrimi dhe Menaxhimi I Projekteve të Financuara nga BE /TACSO. Manuali ofron disa mekanizma identifikues, hartues, zbatues dhe raportues për projekjtet mjedisore.

Vlefshmëria e manualit varet nga predispozita e drejtuesve dhe stafit të OJF-ve për të ndjekur të gjithë komponentët dhe nënkomponentët në ciklin e një projekti.

Manuali është përgatitur nga Qendra Rajonale e Mjedisit/ REC.

Për zhvillimin e këtij manuali, organizata, është mbështetur në materialet e ndryshme burimore për Ciklin e projektit, (identifikimin, analizën e aktorëve kryesorë, menaxhimin, vlerësimin dhe kuadrin logjik).

Për më shumë informacion.

Print Email