Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Standardet e të nxënit - Edukimi për Zhvillim të Qëndrueshëm

Në datën 1 Nëntor 2018, Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve miraton dokumentin e Standardeve të të Nxënit për Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Ato vijnë me statusin e një dokumenti politik që ka peshë specifike në përmbushjen e strategjisë dhe objektivave afatmesme dhe afatgjata në arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Dokumenti “Standardet e të nxënit - Edukimi për Zhvillim të Qëndrueshëm” është përgatitur në kuadër të programit SENiOR-II financuar nga qeveria suedeze, zbatuar nga REC Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

Standardet e të nxënit për EZHQ janë një hap më afër #Agenda2030 dhe në përmbushje të Objektivit SDG4 - për një Edukim Cilësor.

Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik dhe atij social, duke mbajtur gjithmonë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë aspekt, ky publikim kontribuon në njohjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për t’i përkthyer ato në elementë praktikë pune nga individët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset në vend.

Ky dokument në momentin që mban firmën e titullarit më të lartë të arsimit në vend, konsiderohet pjesë e politikave në arsim, dhe njëkohësisht vlerësohet i domosdoshëm/i mundshëm për tu përmbushur në të gjitha ciklet e shkollimit.

Dokumenti përthyhet në nivel lokale dhe kombëtare si detyrim i matshëm dhe i vlerësueshëm. Ky dokument me peshë në politikat e arsimit parauniversitar, pritet ti hapë rrugë dhe të ndikojnë dukshëm në:

• Inicimin e analizave dhe kërkimeve për dhe rreth edukimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm në arsimin parauniversitar dhe në gjithë faktorët e tjerë që kanë ndikim në sistem. {komuniteti, media lokale, kombëtare, familja}

• Përmirësimin e cilësisë së të nxënit dhe përditësim të repertorit sjellor të nxënësve, {individual dhe grupor} referuar konteksteve lokale rreth zhvillimit të qëndrueshëm.#Agenda2030 #SDGs {ndryshim i sjelljes dhe brendësim i sjelljeve pro zhvillimit te qëndrueshëm}

• Ri-dimensionimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar fokusuar dhe referuar në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm. {listim i minimalisht një kompetence kurrikulare me qëllim EZHQ}

• Ri-formulimin e programeve kombëtare të trajnimit të mësueseve me fokus zhvillimin e qëndrueshëm referuar dimensionit ndërdisiplinor që ka koncepti EZHQ. programet kombëtare të trajnimit të mësuesve të bëjnë pjesë të tyre minimalisht një seancë për EZHQ

• Krijimin e kapaciteteve lokale për trajnerë në EZHQ me ndikim në sistem dhe jashtë sistemit arsimor shqiptar. etj.

• Orientimin e kurikulave në fakultetet e mësuesisë me fokus në EZHQ, referuar specifikave për çdo cikël shkollimi: fillor, i mesëm, i mesëm i lartë.

Për më shumë informacion.

Print Email