Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Paketa e Gjelbër Junior

“Paketa e Gjelbër Junior” është hartuar me qëllimin për t’iu ofruar mësuesve dhe nxënësve një material origjinal, tërheqës dhe me një metodologji të thjeshtë mësimi për përvetësimin e njohurive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në klasat e arsimit fillor (nga 6 deri 11 vjeç).

Paketa përmban 12 tema, në formatin e planeve mësimore për mësuesit, dhe fletë pune me tregime edukative dhe lojëra për nxënësit. Të gjitha temat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe janë në përshtatje me kurrikulën e re të arsimit fillor, për t’u përdorur gjatë orëve të mësimit dhe aktiviteteve jashtë shkollore.

Përgatitja e “Paketa e Gjelbër Junior” për Shqipërinë u mundësua përmes bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë të shumë mësuesve dhe ekspertëve të edukimit në Shqipëri dhe në Rajonin e Evropës Juglindore, të cilët dhanë kontributin e tyre për përmbajtjen e Paketës.

Kliko imazhin për të lexuar dhe shkarkuar Paketën e Gjelbër Junior në format elektronik.

Print Email