Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Doracak për informimin dhe monitorimin e treguesve të mjedisit

“Doracak-u për informimin mbi gjendjen e mjedisit dhe monitorimin e indikatorëve të mjedisit” është një manual bazik për realizimin e aktiviteteve komunitare për monitorimin mjedisor dhe shpërndarjen e informacionit tek publiku.

Ai do t’u vijë në ndihmë individëve dhe OShC-ve që veprojnë në fushën e mjedisit për përfshirjen e komunitetit në aktivitete monitoruese. Qytetarët duhet të kenë mundësi të marrin informacion të përditësuar e të kuptueshëm për gjendjen e mjedisit ku jetojnë.

Ata duhet të përfshihen gjithnjë e më shumë si pjesë integrale e ciklit të prodhimit dhe menaxhimit të informacionit mjedisor.

Qëllimi i këtij manuali praktik është nxitja e monitorimit të mjedisit dhe kërkimit të informacionit nga qytetarët mbi gjendjen e mjedisit, duke i ndërgjegjësuar për rolin dhe kontributin e tyre në mbrojtje të mjedisit.

Doracaku u realizua në kuadër të Programit SENiOR II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze.

 

Kliko imazhin për të lexuar dhe shkarkuar Paketën e Gjelbër Junior në format elektronik.

Print Email