Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për ndryshimin e botës

Programi i ri “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)”, si vazhdimësi e programit të mëparshëm në mbështetje të shoqërisë civile shqiptare, synon të fuqizojë më tej shoqërinë civile në fushën e mjedisit, për të adresuar në mënyrë efektive sfidat mjedisore shqiptare dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Forcimi i shoqërisë civile kërkon një investim domethënës dhe afatgjatë, jo vetëm në mbështetjen me fonde, por dhe në rritjen e kapaciteteve të organizatave, si në aftësitë bazë ashtu dhe në ato të lidhura me sektorë të veçantë të mjedisit.

Përgjatë zbatimin të programit SENiOR-II, krahas aktiviteteve kryesore adresuar organizatave të shoqërisë civile (p.sh mbështetja me fonde/grante; dhënien e trajnimeve tematike; mundësimi i rrjetëzimeve mes tyre etj.), është parashikuar dhe publikimi i disa moduleve tematike me një temë të veçantë për çdo botim. Këto module, përmes koncepteve të reja dhe informacionit të plotë që do të përcjellin, mund të shërbejnë si material burimor për Organizatat e Shoqërisë Civile në punën e tyre të përditshme.

Duke i shërbyer dhe qëllimit kryesor të programit, ky modul tematik adreson, në mënyrë të veçantë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik dhe atij social, duke mbajtur gjithmonë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aspekt, ky publikim kontribuon në njohjen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për t’i përkthyer ato në elementë praktikë pune nga individët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset në vend.

Shkarko dokumentin 

Print Email