Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Manual për Marrëdhëniet me Publikun për Organizatat e Shoqërisë Civile

Forcimi i shoqërisë civile në këto fusha kërkon një investim domethënës dhe afatgjatë jo vetëm në mbështetjen me fonde për aktivitetet e shoqatave, por dhe me rritjen e kapaciteteve të tyre si në aftësitë bazë (p.sh. menaxhimi i OJF, marrëdhëniet me mediat, apo aktivitetet lobuese dhe advokuese) ashtu dhe në ato të lidhura specifikisht me sektorë të veçantë të mjedisit. Për sa më sipër programi SENiOR-A ka mbështetur këto dy vitet e fundit një sërë trajnimesh në nivel kombëtar dhe rajonal për të forcuar kapacitetet e brendshme të organizatave dhe ekspertëve brenda këtyre organizatave. Në vijim të këtyre trajnimeve, REC Shqipëri, si zbatuese e programit SENiOR-A publikon module temaike për të plotësuar nevojën për materiale burimore apo freskuar dije mbi zhvillime e koncepte të reja që duhen përdorur nga OShC-të.  Këto module nuk pretendojnë të jenë një libër reference, por ato mund të shërbejnë fare mire si material burimor për Organizatat apo në trajnimet që ato kryejnë me stafin apo në terren. Manuali, përpos të tjerave, do t’ju njohë me procesin e përgatitjes së strategjisë së komunikimit, identifikimin e palëve të interesuara, përcaktimin e mesazheve, zhvillimin e marrëdhënieve me mediat si dhe shkrimin e artikujve për media dhe faqet web. 

Shkarko Manualin ne pdf

Print Email