Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Manual për Ekonominë e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë Mjedisore

Koncepti i qëndrueshmërisë është i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik, por gjithmonë duke mbajtur parasysh kërkesat në mbrojtje të mjedisit. Në këtë aspekt, ky publikim kontribuon sadopak në interpretimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet, fokusuar tek njohja dhe zbatimi i praktikave të Ekonomisë së Gjelbër në vendin tonë nga individët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset private. Këto module nuk pretendojnë të jenë një libër reference, por ato mund të shërbejnë fare mirë si material burimor për Organizatat apo në trajnimet që ato kryejnë me stafin apo në terren.

Shkarko manualin

Print Email